
Science on Stage
Eshtë krijuar për mësuesit Evropianë që të ndajnë praktikat e mira në mësimdhënien e shkencave dhe të diskutojnë mënyrat e përmirësimit të cilësisë së mësimit të shkencave.
Vizitoni linkun e mëposhtëm për të përfituar sa më shumë nga resurset e ofruara.
https://ëëë.science-on-stage.eu/

Code Week
Ndjehemi vërtet mirë kur iniciativat në projekte të marra nga Edu Act për shkencën dhe teknologjine gjejnë mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit. Kënaqësi kur edhe vlerësohen nga përfaqësues të Europës që koordinojnë këto projekte. Nje falenderim per mesuesit qe fituan grante te vogla nga Science on Stage dhe i realizuan me sukses ato.

Workshopi mbi kodimin nga Science on Stage Albania
Qellimi i ketij workshopi ishte edukimi i te rinjve mbi kodimin, cilesuar si gjuha e se ardhmes, kaq e rendesishme per te ardhmen e femijeve tane. Thank you Science on Stage Europe.

Project Desing & Management Workshop
Ne Workshopin "Project Desing & Management Workshop", organizuar me mësues në qendrën "Edu Act Albania", u promovua EU CodeWeek e cila ka si qëllim të promovojë përfshirjen e mësuesve nga Shqiperia në javën e kodimimit e cila do të mbahet në datat 6-21 Tetor. Me pjesemarrjen e mësueses ambasadore të Scientix, znj. Dentila Tafa Garipi, në EU CODE EUROPE, mbajtur në Bruksel, Belgjikë, u mundesua sjellja e praktikave dhe mundesive edhe ne vendin tone.
U mundësua përfshirja e mësuesve të vendit tonë në aktivitete të javës së kodit, si dhe mundesia si të krijohet një event ne platformën përkatëse, praktika që do të ofrohen në vazhdim pranë qendrës tonë, gjatë këtyre dy javeve, për të përgatitur mësues të tjerë në përfshirje.
Faleminderit European Schoolnet per mundesine!

Project Desing & Management Workshop
Science on Stage Albania - Qendra jonë ka fituar NCS për Shqipërinë dhe trevat shqipfolëse në këtë platformë, duke patur kështu të drejtën e përzgjedhjes dhe realizimit të ideve dhe projekteve më të mira të shkencës. Në workshopin e realizuar, mësues pjesëmarrës me posterat e tyre u bënë pjesë e një konkursi, si dhe fëmijë të grupmoshave parashkollore demonstruan aktivitetete shkencore.
Promovimi I Global e-award 2018, gjithashtu është një risi, e cila do t’i japë mundësi të mira mësuesve të Shqipërisë, Kosovës, Malit te Zi dhe Maqedonisë. ( së shpejti do të japim në faqen tonë inforamcione më të detajuara).
Në projektin mbi UNIVERSIN, u hap thirrja për aplikime të fëmijëve të moshave 6-10 vjec, për të realizuar aktivitetin me temë "Universe Storytelling".