Koferenca dhe Projekte
Why Choose Edu Act
Tetova
"Astrotourism - fostering STEM and SDG!"
Ne eventin "Astrotourism - fostering STEM and SDG!" në
Tetove u mbyll me suskes faza finale e projektit ne fjale mbeshtetur nga Western Ballkans Fund.
Online Tutoring
Teknologjia dhe Inovacioni në Mësimdhënien Online
Konferenca Online “Teknologjia dhe Inovacioni në Mësimdhënien Online” e cila mblodhi mësimdhënës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Amerika, rezultoi e suksesshme. Mësues e drejtues patën mundësinë të shkëmbejnë mes njëri-tjetrit metoda e eksperienca të suksesshme në mësimin online. Besojmë që të gjithë përfituam nga njëri tjetri dhe përfshirja në platformën e Edu Act siguron marrjen e resurseve në vazhdimësi.
Në këtë video mund te dëgjoni disa fragmente të shkëputura nga folësit e kësaj konference online.
Youtube Link: https://youtu.be/uL5Td70wvN4
Exoworlds
Paris
Përfundon me sukses projekti Global shkencor Name Exoworlds. Ishte Parisi ku u realizua eventi që bëri çertifikimin e emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rreth të cilit ai rrotullohet.
Shpresojmë të marrim bekimin e Galaktikës për t`u shtuar interesi për shkencën, dashuria për njëri - tjetrin dhe mbrojtjen planetit Tokë.
Faleminderit komitetit kombëtar të IAU Akadamia e Shkencave dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës për bashkëpunimin
Kenaqesi edhe pjesmarrja ne Konferencen e Parisit.
Coding the Future
Tirana
Workshopi " Coding the Future", me mësues dhe nxënës. Kodim dhe fizikë.
Ulqin
Panairi i Librit 18
Kënaqësi kur pushimet shoqërohen edhe me pjesmarrje në evente të rëndësishme për librin. Nga 3 – 8 Gusht ishte Panairi i Librit 18 në Ulqin me 45 Shtëpi Botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Mali I Zi. Kënaqësi kur idetë e Shtëpisë Botuese ``EDU ACT Albania,, në librat e saj morën vlerësimin e merituar. Faleminderit organizatores së këtij eventi, Irena Toçi si dhe stafit të mrekullueshëm të EDU ACT Albania për punën dhe përkushtimin me librin.
Inovacioni dhe Shkencat ne Edukim
Tirana
Konferenca e pare me teme "Inovacioni dhe Shkencat ne Edukim", organizuar nga Qendra Inovative Kualifikuese Edu Act Albania, ku moren pjese mesues, nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo konference, arriti pritshmerite e saj, duke finalizuar punen e mesuesve ne botimin shkencor me ISBN, duke u shtuar nje eksperience te suksesshme si dhe 7 pike ne dosjen e tyre.
Tirana
STEAM
Workshop ne STEAM me mesues dhe nxenes.
Science
Technology
Engineering
Art
Mathematics
Mësuesi dhe Inovacioni
Tirana
Konferenca e IV-t në Edu Act, "Mësuesi dhe Inovacioni"
Tirana
Mësuesi dhe Inovacioni
Kënaqësi kur rezultatet kalojnë pritshmëritë. Të shohësh mësues të përkushtuar, numri i të cilëve vjen vetëm në rritje nga konferenca e I-rë në të III-të, është shpërblimi më i mirë i punës së palodhur të stafit Edu Act Albania. Përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Falenderojmë Science on Stage Europe për besimin e dhënë për realizimin e projekteve të Shkencës në Ballkan si dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për mbështetjen në realizimin e këtyre projekteve. Jemi të sigurtë që numri i mësuesve të përkushtuar dhe novatorë do të jetë vetëm në rritje.
Mësuesi dhe Inovacioni
Tirana
Konferenca 6 "Mesuesi ne mesimdhenie" mblodhi mesues novatore nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia te cilet paraqiten punimet dhe projektet e tyre te suksesshme. Evente te tilla, ndikojne pozitivisht ne zhvillimin profesional te mesuesve dhe rritjes se tyre ne performance.