top of page
  • eduactalbania

Festivalin Kombëtar i Shkencës

Në vlerësim të Ditës Botërore të Shkencës, Qendra Inovative Edu Act Albania që koordinon projektet e Science on Stage Europe organizoi Festivalin Kombëtar të Shkencës me mësuesit novator në STEM në Akademinë e Shkencave. Bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe vlerësimi nga përfaqësues të MAS ja shtuan vlerat këtij eventi. Mësuesit novator prezantuan projektet STEM të realizuara me shumë përkushtim me nxënësit e tyre, ku mësuesi me projektin fitues do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Evropian që do të organizohet në Finlandë më 12-15 gusht 2024. Juria me përfaqësues nga Edu Act Albania, Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit e kishin shumë të vështirë të vendosin për projektin fitues. Pas një konsultimi për idenë dhe prezantimin në detaje, juria vendosi: - Vendi i parë Gjimnazi “Zhani Ciko” Patos, Fier me mësuese Erviola Konomi. - Vendi i dytë Gjimnazi `` Qemal Stafa`` Tiranë me përfaqësuese Klotilda Jaupi - Vendi i tretë Shkolla 9- vjeçare ``Sule Harri`` Elbasan me mësuese Valentina Ismaili Urojmë që Shqipëria të përfaqësohet sa më mirë në Festivalin Evropian të Shkencës në Finlandë!








5 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page