Të shtunën më 3 prill 2021 u zhvillua Festivali Kombëtar i Shkencës nga "Edu Act Albania", që koordinon projektet e "Science on Stage Europe", në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku u bë prezantimi i 7 projekteve novatore të përzgjedhura.
Festivali u zhvillua online dhe fizikisht në Akademinë e Shkencave salla “Aleks Buda”.
Ishin të pranishëm akad. Neki Frashëri, kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, Akademia e Shkencave
dhe përfaqësuesja e "Science on Stage Europe", Jitka Houfkova, pedagoge në Universitetin Charles të Pragës, si dhe anëtarë të jurisë dhe autorë të projekteve.
U bë prezantimi i projekteve të përzgjedhura në fushat biologji, fizikë, teknologji (STEM ~ science technology engineering and mathematics - inxhinieria e teknologjisë shkencore dhe matematika).
Pas prezantimit kryetari i jurise, biofizikani prof. dr. Marenglen Spiro, anëtar i komisionit të biologjisë, bujqësisë, veterinarisë (Akademia e Shkencave), vendosi të shpallë fituesit.
Nga 7 projektet e prezantuara u veçuan 4 prej tyre:
Gjatë shpalljes së çmimeve u bë dhe shpërndarja e certifikatave për fituesit pjesëmarrës në Festivalin Evropian të Shkencës që do të mbahet nga 24-27 March 2022 në Pragë.
コメント