top of page
  • eduactalbania

Dita Botërore e Shkencës 2022


"Ne kemi nevojë për më shumë shkencë bazë për të arritur Axhendën 2030 dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm", vuri në dukje Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor 2021. Kjo ditë ofron mundësinë për të mobilizuar të gjithë aktorët rreth shkencës për paqe dhe zhvillim – nga zyrtarët e qeverisë tek mediat e deri te nxënësit e shkollave. Ne të gjithë të bashkohemi për Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim duke organizuar veprimtari ose aktivitete në këtë ditë. Scientix dhe Science on Stage Europe, koordinuar nga Edu Act Albania, zgjodhën Akademinë e Shkencave si vendi ku garantohen studime dhe projekte me një rëndësi madhore në të gjitha fushat e zhvillimit.

Shkenca është motori i mirëqenies, shprehet Mirjeta Domi përfaqësuesja Edu Act Albania, koordinatore e Scientix dhe Science on Stage Europe për Shqipërinë.

Ju falenderojmë të gjithëve për kohën dhe përkushtimin në vlerësim të Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim.

14 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


bottom of page